Vetëm nëse ndodheni në rrethana të veçanta, atëherë duhet të vishni këpucë brenda shtëpisë.

Studimet shkencore sugjerojnë se kjo është një ide e keqe – dhe arsyet janë deri diku shokuese.

Megjithëse disa baktere janë të mira për shëndetin tuaj, nëse keni kanë marrë ndonjëherë virus në stomak, do të kuptoni se ka shumë baktere që ju dëmtojnë organizmin.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Arizonës zbuloi 421,000 baktere të llojeve të ndryshme në këpucë.

Coliforms, një tregues bakterial i nivelit të higjenës së ushqimeve e ujit, u gjet në fundin e 96% të këpucëve.

E.Coli u zbulua në 27% të këpucëve, së bashku me shtatë lloje të tjera bakteresh, përfshirë Klebsiella pneumoniae që shkakton infeksione urinare, dhe Serratia ficara që shkakton infeksione respiratore.

Ekspertët donin të dinin se sa përqind e këtyre baktereve transferoheshin nga këpucët deri te dyshemet e pastra të shtëpisë. Ata zbuluan se kjo përqindje varionte nga 90 deri në 99%.

Gjithashtu, sipas Universitetit të Houston, në këpucët tona gjendet bakteri C.diff, përgjegjës për diarrenë e një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Ndërkohë një studim i realizuar nga Instituti Memorial Battelle tha se njerëzit të cilët jetojnë pranë rrugëve me katran janë të rrezikuar ndaj kancerit të shkaktuar nga toksinat, që përfundojnë në këpucët e tyre.