Njollat e bardha të thonjve të duarve janë parë gjithnjë si shenja misterioze, të cilave njerëzve nuk u jepnin dot shpjegim.
Duke qenë se këto pika të bardha nuk i kanë të gjithë, të përkëdhelurit e fatit konsiderohen ata qe i kanë, të paktën këshut besohet në shumë kultura.
Në fakt kjo njollë e bardhë si gjysmë hënë është një pjesë shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme e strukturës së thoit. Disa argumentojnë se madhësia e këtij gjysmërrethi mund të tregojë nëse një person vuan nga sëmundje të ndryshme.
1. Mungesa e njollave të bardha mund të lidhet me sëmundjet psikologjike
2. Mungesa e njollave të bardha në gishtin tregues tregon se një person mund të vuajë nga sëmundjet që prekin zorrët, mëlçinë, apo pankreasin.
3. Zhdukja e pikave të bardha nga gishti i mesëm mund të tregojë probleme me presionin arterial.
4. Mungesa e njollave të bardha në gishtin e unazës mund të jetë një shenjë se një person ka probleme me sistemin endokrin.
5. Zhdukja e pikave të bardha nga gishti i vogël mund të jetë shenjë e sëmundjeve që lidhen me aparatin tretës.