Drejtori ekzekutiv i “Eurothink-ut”, Dimitar Nikollovski pret që në këtë propozim të përfshihen të gjitha çështjet që janë vendosur si vija të kuqe të Maqedonisë së Veriut.

“Ajo sigurisht se është garanci për gjuhën dhe mos futjen e aspekteve historike në kornizën negociuese dhe Kushtetuta të mund të hapet më vonë. Por, ende nuk e dimë nëse ato janë përfshirë plotësisht. Kemi paralajmërime të këtilla, por nuk e kemi parë versionin final të propozimit francez. Morëm edhe disa deklarata kundërthënëse nga Bullgaria, sepse edhe ata thonë se propozimet e tyre janë pranuar në tërësi”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Rurothink”.

Euroambasadori, Dejvid Gir, pret që konsultimet e Qeverisë mbi propozimin francez të japin rezultat pozitiv dhe me këtë më në fund t’i çelim bisedimet aderuese.

“E përshëndes propozimin e rishqyrtuar francez i cili është përpiluar me qëllim që t’u përgjigjet shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut. Tani kryeministri po i udhëheq konsçfarë sjell propozimi francez? a mund të jetë shansi i fundit për hapje të negociatave me be-në?ultimet. Shpresojmë se këto konsultime do të realizohen dhe do të mundësojnë hapjen e negociatave. Javët e kaluara ishin të vështira për të gjithë por mendoj se tani jemi në pozitë më të mirë”, pohoi Dejvid Gir, euroambasador.

Por, çfarë nëse del se ky propozim ka parregullsi që janë të papranueshme për ne? Nëse e refuzojmë edhe këtë propozim, a do thotë se ky është shansi i fundit për fillimin e negociatave me BE-në?

“Unë nuk besoj në shanse të fundit, derisa nuk ka mesazh të qartë nga BE-ja se heqin dorë nga ne dhe derisa nuk ka mesazh të qartë nga ana jonë se ne heqim dorë nga BE-ja, deri atëherë, nuk flasim për shans të fundit. Kështu që, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans, megjithatë mendoj se edhe më tutje do të ketë shanse”, theksoi Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Rurothink”.

Se çfarë më saktësisht përmban propozimi francez dhe a ka ndonjë kurth, sidomos për shkak të faktit se ai është mirëpritur edhe në Maqedoni, edhe në Bullgari, pritet të mësohet pas konsultimeve që i paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.