Aleanca për shqiptarët  në një prononcim për mediat rreth bashkëpunimit eventual me partitë tjera për formimin e qeverisë thonë:

Aleanca për Shqiptarët është konsekuente në qëndrimet tani më të njohura për opinionin. Ne nuk do të komunikojmë vecmas me asnjë parti politike maqedonase, sepse ne jemi të interesuar fillimisht për ta unifikuar spektrin politik shqiptarë, për të ti dhënë forcë më të madhe pozitës sonë si popull karshi palës tjetër kush do qoftë ajo. Ne vlerësojmë se tanimë duhet ta hapim nje dialog politik për rregullim shtetëror dhe jo qeverisës. Pavarësisht mandatit që mund të merr Gruevski për formimin e Qeverisë, ai nuk e ka atë komoditet të formojë qeverinë pa subjektet politike shqiptare, pasi që në shpinë të tij rëndojnë akuza të rënda nga PSP për krim, korrupcion dhe abuzim me pushtetin. Poashtu qasja edhe retorika e tij e ashpër ndaj shqiptarëve dhe ndaj faktorit ndërkomëtar e rëndon një bashkëpunim të mundshëm me Gruevskin.

© fol.mk