uke u mbështetur në mjekësinë tradicionale të lindjes, fytyra jonë tregon shumë për shëndetin dhe mënyrën e të jetuarit. Me siguri se do të jetë shumë e dobishme për ju nëse e kuptoni se çfarë po përpiqet fytyra juaj të ju tregojë, ose cilat zakone jo fort të mira duhet t’i ndryshoni.

Është gjithmonë mirë kur kuptojmë se çfarë sinjali po na dërgon trupi jonë. Më poshtë shihni disa nga format e fytyrës dhe çfarë tregojnë ato, transmeton Klan Kosova.

Fytyra e hollë dhe e thatë

Me siguri e keni tepruar me ushtrimet fizike ose me dietën tuaj. Kur ju ushtroni shumë, e ndaloni lëkurën e fytyrës tuaj nga marrja e sasisë së nevojshme të oksigjenit, kryesisht duke prekur më së shumti zonën e mollëzave. Qëndroni me një dietë të shëndetshme në mënyrë që fytyra juaj të duket e freskët.

7510710-pexels-photo-185847-large-1477794491-650-0e75aa0280-1478691399

Fytyra e fryrë

Nëse ju shihni se fytyra juaj është e fryrë, kjo do të thotë që ju mund të keni nevojë për të bërë ushtrime fizike pak më shumë ose të ulni nivelin tuaj të stresit ashtu si dhe konsumimin e alkoolit. Këta tre faktorë ndikojnë negativisht në procesin e prodhimit rë kolagjenit, duke e bërë lëkurën e fytyrës të bëhet e dobët. Për të bërë fytyrën tuaj të duket më e butë dhe më e re, kryeni ndonjë aktivitet fizik në mënyrë të rregullt dhe ulni sasinë e marrjes së alkoolit.

Fytyra me rrudha

Nëse ju jeni një person që i pëlqen të shpenzojë shumë kohë në diell, ju duhet të dini se ekspozimi ultraviolet është një nga shkaqet kryesore të paraqitjes së rrudhave të hershme. Pasi lëkura rreth syve është shumë më e hollë dhe më delikate, ajo mund të dëmtohet lehtësisht nga dielli. Mbroni fytyrën tuaj duke aplikuar krem për rrezitje edhe në ditë me vranësira.

7510760-sea-sunny-person-beach-large-1477794532-650-8b2bbe9b97-1478691399

Lëkurë e thatë

Dieta juaj e dobët është ndoshta arsyeja kryesore pse fytyra juaj është e thatë dhe e ndjeshme. Rezultatet e dobëta të ushqyerit rezultojnë me mungesë të vitaminave dhe mineraleve përgjegjës për elasticitetin e lëkurës. Mbani në mend se kremat anti-plakje janë krejtësisht të padobishme në qoftë se ju nuk do të kujdeseni për lëkurën tuaj nga brenda. Sigurohuni që të konsumoni fruta dhe perime në një larmi të ngjyrave, dhe së shpejti ju do të vëreni rezultate të dukshme në lëkurën tuaj.

Lëkurë e skuqur

Konsumimi i shumë kafeve mund të shkaktojë lëkurë të acaruar dhe të kuqe. Kafeina dehidron qelizat, duke shkaktuar inflamacion dhe thatësi. Gjithashtu, në qoftë se ju punoni gjatë natës dhe fleni gjatë ditës, ju mund të mos keni mjaftueshëm vitaminë D, sepse ju nuk e vendosni lëkurën tuaj në diell rregullisht. Konsumoni më pak kafeinë, ose të zëvendësoni me një tjetër pije të me shije kafe. Për të marrë  vitaminë D të mjaftueshme, përpiquni të merrni rreze dielli por mos harroni të përdorni krem kundër diellit.

7510660-pexels-photo-26974-large-1477794618-650-6eef2db215-1478691399