Bernard Challandes ka folur edhe për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, në konferencë për shtyp ka folur për Albin Kurtin.

Zvicerani ka thënë se do të ishte mirë që FFK ta ftonte Kurtin për ndeshjen ndaj Malit të Zi.

“Ndoshta FFK mund ta ftoj Albin Kurtin, do të ishte i mirëseardhur. Kombëtarja është pjesë e shtetit”, ka thënë Challandes.

Tutje tekniku zviceran ka deklaruar duke qeshur se do të ishte mirë që Kurti t’i jepte edhe premi për kualifikim.

“Do të ishte mirë të na jepte edhe premio në rast kualifikimi në Evropian”, ka thënë Challandes duke qeshur.