Chelsea fluturon në krye të Premier Leagues. Skuadra e Antonio Contes fitoi 0-1 në fushën e Cristian Palace dhe ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 9 pikë më shumë se Liverpuli dhe Arsenali, që kanë nganjë ndeshje më pak.

Diego Costa me finalizimin e tij me kokë në të 44-ën rezultoi vendimtar në “Selhurst Park”,  pasi nuk pati ndryshim tjetër rezultati deri në përfundim të takimit.

Fiton edhe Manchester United në fushën e West Bromëich falë një dygolëshi të Zllatan Ibrahimovic.

Gjiganti suedez shfrytëzoi krosimin e Lingard në minutën e 5-të, për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 56-ën lëvizi me zgjuarsi dhe forcë mes mbrojtjes, duke lëshuar nje te djathtë të pakapshme për Foster.

Lecesteri barazoi 2-2 në fushën e Stoke Cityt, madje duke përmbysur me një lojtarë më pak avantazhin e dyfshtë të vendasve. Që në minutën e 28 Jamy Vardy la fushën me karton të kuq, me Stoke që fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me Bojan Krkic, për të ardhur më pas te golli i Allen në kohën shtesë të pjesës së parë.

Ndonëse në inferioritet numerik Leicester gjeti forca për të reaguar, duke shkurtuar diferencën në 2-1 me Ulloan në minutën e 74-rt, ndërsa në të 88-ën barazoi amartey.