Agjencia qendrore e inteligjencës (CIA) në SHBA ka formuar qendër speciale për kundërshtim të kërcënimeve nga programi bërthamor dhe raketor i Koresë Veriore, njofton TASS, duke iu referuar kumtesës të publikuar në sajtin e agjencisë amerikane.

Ky është njësiti i parë i CIA-s, i fokusuar në një shtet.

Qendra do t’i bashkojë resurset në disa reparte dhe do t’i analizojë informacionet për programin bërthamor dhe raketor të Koresë Veriore.

Emri i drejtuesit të njësitit akoma nuk është bërë i ditur.

Ky lajm është komunikuar në momentin kur Koreja Veriore mund ta kryejë provën e saj të gjashtë bërthamore.

SHBA-ja nuk e përjashton mundësinë që të shkaktojë sulm parandalues mbi Korenë Veriore, me qëllim që ta pengojë punën e raketave me mbushje bërthamore.