Gjendja e Maqedonisë ishte përkeqësuar në vitin 1995, në Beograd ishte eksploatuar pavarësia ekonomike e Shkupit që Serbia të vazhdojë me tregëtinë direkte me Maqedoninë dhe të shfrytëzojë secilin kanal të jashtëm tregëtarë.

Krahas asaj, përfitimi nga tregëtia ilegale nuk ishte mundësuar derisa Shkupi nuk i përmirësoi saknksionet për një periudhë të gjatë. Ministri i jashtëm i Maqedonisë për një kohë të gjatë i kishte pranuar gjeneralit amerikan me mision në Shkup se vendi i tij nuk mund të lejojë sanksione për shkak se duhet mbajtur lidhjet tregëtare me Serbinë.

Përvec asaj, funksionarë të lartë mes të cilëve dhe kryeministri Cërvenkovski, ministri i financave Milovski ai i transportit Buzlevski kanë pranuar llogari për dhënien e dokumentacioneve falco dhe dokumenteve për transport.

Shumë nga kompanitë maqedonase kanë shfrytëzuar dokumentacione të rrejshme që të ndihmojnë Serbinë të ikë nga sanksionet duke u prezantuar vet si shfrytëzues të importit dhe eksportit që ishte me qendër në Serbi.

Për pagesë, këto kompani janë përgjegjëse për dokumentacionin e tyre dhe lëvizjen e mallit, ndërsa krahas asaj është vënë re ulje nga fillimi i korrikut, secila javë gjaë muajt ka pasur më pak vagona që kanë hyrë në Serbi.

Produktet joushqimore që ishin nisur drejt Serbisë ishin nga më të ndryshmet përfshirë këtu produkte kimike, tekstile etj ndërsa produkte të tjera janë zbuluar edhe në vjeshtën e 1994, kompjuter dhe pajisje satelitore. Gjatë mesit të verës në muajin korrik ka pasur edhe monitorime ku janë parë dërgesa me 10 kompjuter pajisje.

Serbia përfiton deviza nga eksporti i produkteve bujqësore, celikut dhe tekstilit në tregun botërore të cilët ishin etiketuar edhe si prodhime maqedonase.

Disa përfaqësi të cilat ishin lokacionuar në Beograd kanë pasur përfaqësi edhe në Maqedoni që të ndihmojnë në tregëtinë e huaj.

Maqedonia ndërkohë importon produkte të naftës për më pas ti nis në Serbi edhe pse të dhënat nuk janë të mjaftueshme se për sa dërgesa bëhen fjalë, gjatë muajt mars dhe prill 526 takner janë pranuar në Tabanovc sipas forcave të KB në Maqedoni, vetëm në prill 20 cisterna me lubrikant ndërsa në fund të vitit 1994 rafineria e naftës i ka dorëzuar kërkesë qeverisë për import në Serbi të mbi 30 mijë ton naftë ose 7.300 barel në ditë.