Ueb faqja e njohur “WikiLeaks”, së fundmi ka publikuar një dokument sekret të CIA-s mbi marrëveshjen mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski mbi miratimin e ligjit për dygjuhësinë dhe ligjit për ish ushtarët e UÇK-së.

Sipas dokumentit, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vitin 2007 ka arritur një marrëveshje me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Gruevski në vitin 2007 (një vit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Ali Ahmetit i premtoi që në qoftë se do të hynte me atë në një koalicion të ri qeveritar, do të propozonte në Parlament ligjin që lejon dhënien e ndihmë sociale për pjesëtarët e UÇK-së të cilët morën pjesë në konfliktin e vitit 2001, si dhe ligjin për dygjuhësinë me të cilin do të garantohej zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë”, shkruan dokumenti i siguruar nga Flaka.

Mirëpo pas hyrjes në qeveri në vitin 2008, prioritetet e BDI-së kane6 ndryshuar si duket teresisht dhe pakot sociale për të cilat paramendoni është pajtuar edhe Gruevski, asnjëherë nuk u zbatuan nga BDI.

Në dokument thuhet që për marrëveshjen opinioni nuk do të informohej, me qëllim që të mos shkaktoheshin reagime.