Pas dorëheqjes së kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga funksioni, Aleksandar Çiçakovski, ai në një emision për novatv ka folur rreth dorëheqjes, përcjell Fol.

Çiçakovski ka thënë se deri më tani KSHZ e ka bërë punën e vet në mënyrë transparente, mirëpo në lidhje me rrogat shtesë dhe bonuset që i kanë marrë, ka kërkuar falje për jotransparencën.

Përndryshe Jess Baily, para disa ditëve në një konferencë në lidhje me korrupsionin ka përmendur pagat shtesë dhe bonuset që i ka marrë KSHZ dhe kjo në opinion shkaktoi edhe zhgënjim. Më pas u organizua një peticion online ku u kërkua dorëheqja e gjithë stafit të KSHZ-së. /Fol/