Dukesha e Cambridge-it do të personifikohet në një dramë televizive të re, të titulluar King Charles III nga aktorja Charlotte Riley që luan dhe në Peaky Blinders.

mid

Drama e  BBC 2 është një përshtatje për televizion e dramës me të njëjtën titull së shkruar nga autori Mike Bartlett që ka shkruar dhe dramën e njohur televizive në Britani, Doctor Foster. Kjo dramë inskenon marrjen e fronit nga Princ Charles, një pjesë që luhet nga Tim Pigott-Smith, i cili ka interpretuar Princin edhe në variantet e West End dhe Broadway.Riley, që është shumë e njohur për rolet e saj në dramën e famshme të pasluftës, ka thënë për BBC që është shumë e emocionuar nga sfida e paraqitjes në ekran, të një prej grave më të famshme në botë.

mideel

“Është një projekt kaq unik. Të jesh njëkohësisht moderne dhe e pasur në fjalë dhe të luash dikë që është e vërtetë, por përsëri plotësisht e rikonceptuar për këtë histori, është një sipërmarrje emocionuese për një aktor”, ka thënë ajo. “Kate Middleton është një grua me të vërtetë interesante, veçanërisht brenda kontekstit të dramës dhe është një sfidë që unë me zor po e pres.”

Imagjinoni Kate me sa emocione do e ndjekë nga pallati mbretëror ku banon.

middelton