Fjala më e keqe e vitit në Gjermani është “Volksverraeter” apo në shqip “tradhtar i popullit”, është marrë si një vendim nga një panel ekspertësh.

 

Kjo fjalë konsiderohet nga shumë njerëz se ka një konotacion nazist dhe se kohët e fundit është përdorur shpesh nga grupet e ekstremit të djathtë.

Vendimi është marrë si pjesë e konkursit për “Unwort des Jahres” në përkthim si “fjala më e keqe e vitit”.

Konkursi mbahet çdo vit për të zgjedhur një fjalë që konsiderohet si diskriminuese, nxitëse dhe anti-demokratike, transmeton Klan Kosova.

Në kohët e fundit, anëtarë të lëvizjes antiislamike “Pegida” në Gjermani, por edhe të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, duket se e kanë përdorur fjalën “Volksverraeter” për të ofenduar.

 

Gara është organizuar për herë të parë në vitin 1991, nën drejtimin e Shoqërisë për Gjuhën Gjermane të sponsorizuar nga shteti, por 4 vite më vonë u bë një kompeticion i pavarur.