Ҫfarë dhurate do të marrësh apo do të dhurosh këtë vit? Është në yje, natyrisht! Ne kujdesemi të zgjedhim një dhuratë për një mikeshë duke u bazuar në karakterin e saj. Sipas shenjave të horoskopit, më poshtë gjeni 12 dhurata perfekte që i shkojnë për shtat karakterit. Gjej cila është dhurata më e bukur për ty dhe zgjidh dilemat me miqtë e ngushtë. Ҫ’përgjigje jep astrologjia për dhuratën tënde?

 

Dashi

Vajzat Dash njihen për zemrën e tyre të madhe dhe qetësinë. Ato duan të rrinë në shtëpi dhe të shikojnë filma kur janë pushim, ndaj një palë pizhama për to është ideale në këtë kohë të ftohtë.

Demi

Demat janë të njohur për aventura dhe kanë shumë energji. Këto patina janë perfekte për vajzat Dem, sepse janë shumë argëtuese.

Binjakët

Binjakët janë socialë dhe i pëlqejnë udhëtimet. Kështu që një dhuratë që u jep idenë e udhëtimit për ta është shumë e përshtatshme.

Gaforrja

Me këtë shenjë, luaj me sentimentalen dhe emocionet. Një set fotografish të lidhur në mur është gjetja perfekte e të gjitha kujtimeve.

Luani

Nëse je Luan, e di që të pëlqen të tregosh anën tënde kreative kudo që të ndodhesh. Një palë këpucë të tilla festive me ngjyra dhe taka të larta do të ishin zgjedhja perfekte për t’i veshur edhe me xhinse të ngushta.

Virgjëresha

Virgjëresha është mjaft e zgjuar dhe e ndjeshme. Por është në të njëjtën kohë edhe shumë detajiste. Një kalendar i personalizuar për 2017-ën (edhe me ngjyra) është pikërisht ajo që i duhet. Aty mund të mbajë ҫdo datë shënim, por edhe mund të ngjyrosë pas një dite stresuese.

Peshorja

Peshorja është mjaft sociale dhe do të kishte dëshirë një dhuratë që ia nxjerr në pah karakterin. Një look romantik për të është shumë i rëndësishëm, sepse e tregon gjithmonë sharmante – një varëse me ngjyra.

Akrepi

Akrepët janë të fuqishëm dhe tërheqës, kështu që dërgoji në një bar! Një set me gota koktejli për shtëpi do të ishin një gjetje e zgjuar dhe unike për ta. Akrepi do ta vendosë veten në sfidë gjithmonë dhe do t’ju qerasë me një koktej fantastik.

Shigjetari

Një Shigjetar është gjithmonë happy. Kështu që një set produktesh make up-i do ta ndihmojnë për të qenë gjithmonë në shoqëri të mirë.

Bricjapi

Ujorët janë liderë të zotë, ambiciozë dhe të organizuar. Nëse do t’i dhuroje një bllok shënimesh të personalizuar, do të mbante me kujdes ҫdo detaj.

Ujori

Vajzat Ujor i pëlqejnë gjithmonë dhuratat që u falin kujtime, kështu që një kamera si kjo do ta ruajë gjatë edhe për vitet që vijnë.

Peshqit

Peshqit janë artistikë dhe kreativë, por nuk kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes. Një palë vathë me reflekse dhe ngjyra që ndryshojnë do t’i kënaqnin shumë.