Industria muzikore përveç reflektimit të saj të bukur në ekran, në vete mbart shumë sfida e sakrifica pasi që duhet shumë punë, talent, e dëshirë për të qenë i suksesshëm në këtë sferë.

Shumë nga artistët tanë nuk e kan pasur aq të lehtë depërtimin në skenën muzikore e vetëm pas disa tentativave kanë arritur që të godasin në shenjë e duke sjellur kështu produktin ideal e në kohën e duhur.

Tuna është njëra prej këngëtareve e cila shumë herët ka filluar karrierën e saj si këngëtare duke arritur një famë të caktuar por jo edhe nivelin më të lartë të mundshëm. Ishte projekti ‘Fenix’ në bashkëpunim me reperin Cozman ai i cili i dha asaj epitetin e një prej këngëtareve më të mira duke vazhduar më pastaj hapat muzikorë në atë nivel.

Mc Kresha nuk mbetet anash kësaj liste mjaft niteresante. Ai gjithashtu filloi shumë herë të merrej me muzikë duke sjellë kështu këngë të cilat u harruan me kohë por kjo zgjati deri në momentin e projektit ‘Lej flleshat’ me të cilin reperi depërtoi në veshin e shumë dëgjuesve të rinjë duke shndërruar tashmë veten në njërin prej artistëve më të mirë në atë sferë.

Si mund të harrohet projekti ‘Çka po do me t’knu zemër’ i sjellur tek ne nga Gjira, një vajzë krejtësisht e panjohur atë kohë por që arriti të fitojë simpatinë e publikut pikërisht përmes projektit në fjalë i cili për atë kohë ishte një befasi e madhe tek ne.

Listës së emrave të njohur tashmë i shtohet edhe grupi Etnon të cilët me projektin “Albanian” bënë një revolucion në muzikë rep, këngë e cila u shndërrua në një himn të dytë për shqipëtarët e duke mos u shuar edhe tashmë kur kan kaluar mbi 1 dekadë nga ajo kohë.

Nuk do të ishte e drejtë nëse në këtë vend nuk do të ishte emri i Dhurata Dorës e cila pas disa përpjekjeve të mëhershme të dështuara arriti që me projektin ‘I like dat’ të marrë atë që po dëshironte prej kohësh, famën. Tashmë vite prapa ajo po tregon që nuk ka qenë rastësi depërtimi i saj në tregun tonë muzikor duke vazhduar të na mahnisë me talentin e saj.