Për shkak të mungesës së disa të akuzuarve, Apeli e shtyu seancën për lëndën “Titanik 2”, të ngritur nga ish Prokuroria Speciale, kështu që praktikisht ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov nuk do të dënohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore, sepse lënda vjetërsohet. Sipas avokatit Janaki Mitrovski, shtyrja e seancës ka qenë e arsyeshme, por rrjedha aktuale e lëndës është simptomatike.

“Nuk është problem që seanca është shtyrë, sepse ka disa të pandehur që janë ftuar në mënyrë të parregullt dhe pastaj duhet shtyrë, por për rastin konkret, sigurisht që e dini shumë mirë ku është gabimi – kalimi i një kohe shumë të gjatë nga seanca publike e mbajtur më parë deri në gjykim dhe këtu tashmë ishte e qartë se rasti, të paktën ne që jemi duke punuar, e dimë se nuk ka asnjë mundësi teorike për të arritur në përfundim të plotfuqishëm”, deklaroi Janaki Mitrovski, avokat.