Cilat janë ulëset më të sigurta në aeroplan?

A zemëroheni kur e gjeni veten në ulëset e mesme apo në fund të aeroplanit, vetëm pak metra larg tualetit?

Nuk jeni të vetmit, megjithatë kjo e ka një të mirë: këto janë ulëset më të sigurta në aeroplan – transmeton Telegrafi.

Në vitin 2015, “TIME” i kishte studiuar të dhënat e 17 aksidenteve të aeroplanëve mes viteve 1985 dhe 2000.

Shkalla e vdekshmërisë kishte qenë si vijon: 32% për ulëset në fund, 39% për ulëset në mes, dhe 38% për ulëset e përparme.

Studime të ngjashme janë kryer edhe në një studim të vitit 2007, por në vend të shkallës së vdekshmërisë, ishte matur shkalla e mbijetesës.

Sido që të jetë, rezultatet kishin qenë të ngjashme: shanset tuaja për t’i mbijetuar një aksidenti të aeroplanit janë shumë më të mira nëse uleni në pjesën e pasme të kabinës.

SHPËRNDAJE