Në Maqedoninë e Veriut kemi trende në ulje të infektimeve me COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka theksuar se masat e fundit kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive.

Sa i përket asaj se cilët nga llojet e këtij koronavirusi janë të pranishme në vend, ministria e shëndetësisë thotë se ka raste të lehta të virusit që nuk kanë pasoja të mëdha. Por ai që ka dominim edhe më tej është lloji britanik, përcjell INA.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar se ka pasur edhe lloje të tjera që janë izoluar. “Ne kemi ndjekur situatën dhe se është e qartë se kemi raste të llojeve të tjera të veçanta, dhe se kemi detektuar llojin jugoafrikan tek një qytetar nga Dellçeva, që ishte i infektuar gjatë muajit mars. Ai kishte udhëtuar në vendet europerëndimore, është shofer kamioni”, ka theksuar ministri Filipçe duke theksuar se ky lloj nuk ka pasur tendencë të rritjes, sikurse lloji britanik.

Një oficer i armatës së Maqedonisë që ditëve të fundit është sjellë për shërim nga Afrika, ku ishte me mision ushtarak është zbuluar se është i infektuar me llojin nigerian të koronavirusit. Ai është izoluar në Klinikën Infektive dhe se po vazhdon trajtimi mjekësor. (INA)