Shtetet që drejtojnë influencat kulturore janë shpesh sinonime të ushqimit të mirë, modës dhe jetës së lehtë. Ata vendosin trendet. Muzika, televizionet dhe filmat e tyre thithen nga kulturat e tjera menjëherë duke u bërë pjesë e një diskutimi më të gjerë global.

Renditja The Best Countries, që drejtohet nga Wharton School e University of Pennsylvania në partneritet me firmën e strategjisë së markës BAV Consulting, bazohet në një sondazh që pyet më shumë sesa 16,000 njerëz nga katër rajone për të kombinuar 60 sht

ete me karakteristika specifike. Nënrenditja The Cultural Influence bazohet në një mesatare të ponderuar në mënyrë të barabartë të rezultateve për shtatë cilësitë që kanë të bëjnë me ndikimin kulturor të një shteti: i rëndësishëm kulturalisht në termat e argëtimit, që ka modë të zhvilluar, i lumtur, me kulturë me ndikim, modern, prestigjioz  dhe trendi. Nënrenditja e Ndikimit Kulturor ka 14 për qind peshë në renditjen e përgjithshme të Shteteve më të Mira.

5 vendet e para

Francë

# 1 në Shtetet më të Mira: Ndikimi Kulturor.

# 8 në renditjen e përgjitshme Shtetet më të Mira.

Louvre-i në Paris, kishte 9.3 milionë vizitorë në vitin 2014, sipas Themed Entertainment Association dhe AECOM.

Itali

#2 në Shtetet më të Mira: Ndikimi Kulturor.

#13 në renditjen e përgjithshme Shtetet më të Mira.

Galleria Degli Uffizi në Firence, ka pasur 1.9 milionë vizitorë në 2014.

Shtetet e Bashkuara

#3 në Shtetet më të Mira: Ndikimi Kulturor

#4 në renditjen e përgjithshme Shtetet më të Mira

National Museum of Natural History në Washington, D.C. U.S.A., kishte 7.3 milionë vizitorë në vitin 2014.

Spanjë

#4 në Shtetet më të Mira: Ndikimi Kulturor  

#16 në renditjen e përgjithshme Shtetet më të Mira

Reina Sofia në Madrid, Spanjë, kishte 3.2 milionë vizitorë në vitin 2014.

Mbretëria e Bashkuar

#5 në Shtetet më të Mira: Ndikimi Kulturor

#3 në Shtetet më të Mira

British Museum në Londër, ka pasur 6.7 milionë vizitorë në vitin 2014.

Për ndikimin kulturor, Evropa siç shihet, është kryesuese. Franca, e njohur për kuzhinën, modën dhe artin, është e para. Ky vend, sinonim me verën, është shpesh prodhuesi më i madh i saj në botë. Konkurrenti kryesor i Francës është Italia, e cila është renditur e dyta për ndikimin kulturor. Italia njihet për traditën në kulinari, artin klasik, arkitekturën dhe markat e modës. Milano, qyteti i dytë më i madh i Italisë, konsiderohet një nga kryeqytetet e modës, bashkë me Londrën, New York-un dhe Parisin. Shtetet e Bashkuara, në vend të tretë, renditen plot 20 pikë poshtë dy vendeve të para.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk shoqërohen me jetesën e sofistikuar, industria e tyre e filmit dhe medias me vlerë mbi 500 miliardë $ është më e madhja në botë dhe zë një të tretën e industrisë globale, sipas PriceWaterhouseCoopers. Brazili, një djep futbolli me ekonominë më të fuqishme në Amerikën e Jugut është i vetmi shtet amerikanolatin në 10-shen e parë, ndërsa tjetri më i afërt është Argjentina, në vend të 28. Japonia dhe Singapori janë shtetet e vetme aziatike që renditen në 15-shen e parë.

Shtetet që kanë pasur dikur perandori dhe pushtet mbi territore të mëdha, nuk është e thënë të kenë vazhduar me një ndikim të fortë kulturor. Portugalia, që dikur zotëronte toka duke nisur në Amerikën e Jugut deri në Afrikë, renditet e 24-a, ndjekur nga Rusia në vend të 25.

Pjesëmarrësit në sondazh i vlerësuan pak trendy dhe pak modernë regjimet me prirje autoritare. Algjeria dhe Kazakistani, dy shtetet në fund të listës, u kritikuan nga grupet e të drejtave të njeriut si Amnesty International and Human Rights Watch për kufizimet në të drejtën e fjalës dhe opozitën politike. Shtete si Azerbaixhani dhe Pakistani, të dyja të akuzuar për tortura dhe abuzim me të drejtat e njeriut, gjithashtu nuk u renditën mirë.