“Pasqyrë moj pasqyrë kush  është më e bukura në botë”.

Të gjithë e njohim frazën e mbretëreshës tek filmi vizatimor Borëbardha dhe kur pyet dikë me humor të gjithë presim që pëgjigjia të jetë “Ti”.

Pasqyrat janë mjaft të rëndësishme e askush nuk del nga shtëpia pa u parë qoftë një herë në pasqyrë. Përveç funksionalitetit ato kanë filluar të luajnë një rol kryesor estetik në dekorin e shtëpisë, shkruan Living.

Pasqyrat “ekstravagante” dhe me ato me forma janë një trend i viteve të fundit e nuk shihen më si aksesorë të cilët duhet të qëndrojnë varur vetëm në murin e tualetit apo në dhomë, por mund të gjenden kudo.

Pasqyrat janë lehtësisht të zëvendësueshme kështu që Living ju inspiron me disa pasqyra vërtet të bukura e në këtë mënyrë ato mund të varen dhe në shtëpinë tuaj.