Në bazë të një liste të shpallur nga firma këshilluese për burimet njerëzore Mercer, Hong Kongu është shpallur qyteti më i shtrenjtë në botë.

Mirëpo jo vetëm kaq. Hong Kongu njihet edhe si një nga zonat më të populluara në botë.

Ky vend i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror, është vendi më i vizituar në botë.

Hong Kongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi.