Edhe pse Tryeza e përbashkët e lidërve shqiptar mbetet një mundësi e mirë për ta unifikuar qëndrimin politik të shqiptarëve, sot ajo kur duhet më së shumti që të ndodhë, ajo po has në rezistenca të ndryshme nga disa liderë shqiptar që ndryshe flasin e ndryshe punojnë. Në fakt, Tryezën e përbashkët të thirrur nga Ziadin Sela e kanë pranuar pozitivisht Ali Ahmeti, ndërsa bojkotojnë Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi.

Bojkoti i kësaj tryeze të përbashkët është vetëm se shkon në dëm të kauzës shqiptare, pasi bojkoti nga dyshja Thaçi-Kasami tregojnë te shqiptarët se kush është për unifikim të qëndrimeve për t’i fituar të drejtat e shqiptarëve si popull autokton dhe shtetformues në Maqedoni, dhe në anën tjetër bojkoti i dyshes tashmë të mirëkoordinuar tregojnë te shqiptarët se janë për defaktorizimin e shqiptarëve dhe avancimin e një kauze të dyshimtë që nuk i përket çështjes shqiptare.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bojkotimi i dyshes Thaçi – Kasami është vetëm një sinjal që janë të përfshirë në qarqe të dyshimta, për të cilën populli shqiptar dëshiron ta dijë, pasi bojkoti nuk i shërben kauzës kombëtare, pos qarqeve të dyfishta të dyshimta, për të cilën shumë shpejtë populli do t’i penalizojë me votë.

Tryeza e përbashkët mes liderëve shqiptarë nuk është amnistim të asnjë politikani, por një unifikim i qëndrimeve politike për ta prezantuar interesin e çështjes shqiptare në Maqedoni.
Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën që po shtrembërohet kaq shumë kohë: cili shef nuk e lë Bilall Kasamin të ulët në Tryezën e përbashkët?