Si të mësoni kur është koha e fundit të bëni pastrimin në frigorifer. Sa gjatë bën të qëndrojë ushqimi në frigorifer para se ta konsiderojmë të “pangrënshëm”?

Madje edhe kur nuk e ndryshojnë aromën dhe ngjyrën, disa artikuj nuk duhet të hahen pas një kohe të caktuar, transmeton Telegrafi.

Si të mësoni kur është koha e fundit që të bëni pastrimin në frigorifer dhe çfarë është e dëshirueshme të hani vetëm sot?

Nëse temperatura në frigoriferin tuaj është 4 gradë celsius apo më pak, qe cili është afati i qëndrueshmërisë së artikujve.

Sallatat – sallatat nga vezët, mishi i pulës, proshuta, mishi i tonit dhe makaronat – mbani 3 deri në 5 ditë.

Salsiçet – paketimin e hapur – mbani 1 javë.

Salsiçet – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Mishin – paketimin e hapur apo të bluar – mbani 3 deri 5 ditë.

Mishin – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Proshuta e freskët – mbani 7 ditë.

Suxhuku i freskët nga mishi i pulës, gjeldetit, mishit të derrit apo mishit të lopës – mbani 1 deri 2 ditë.

Qofteret dhe mishin tjetër të bluar (të lopës, të gjeldetit, të viçit, të derrit, të qengjit dhe përzierjet e tyre) – mbani 1 deri në 2 ditë.

Mishi i lopës i freskët apo i pjekur, mishi i viçit, i qengjit – mbani 3 deri në 5 ditë.

Mishi i freskët i pulës apo i gjeldetit në copa – mbani 1 deri në 2 ditë.

Copat e freskëta të mishit të pulës dhe gjeldetit – mbani 1 deri në 2 ditë.

Çorbën dhe supat – me perime dhe mish – mbani 3 deri në 4 ditë.

Mishin e zier – mbani 3 deri në 4 ditë.

Copat e mishit të pulës të ziera shpejt – mbani 3 deri në 4 ditë.

Picat – mbani 3 deri 4 ditë.

Kur është fjala për mbetjet e ushqimit, përmbajuni rregullave shtatëditore – ushqimin lehtë të prishur hidheni pas shtatë ditësh.