Civil – Qendra për Liri ka reaguar ndaj sulmit të sontëm të protestuesve në Shkup, të cilët në mënyrë verbale dhe fizike kanë sulmuar gazetarët e 24Vesti.

 

Sipas kësaj OJQ-je, dhunuesit duhet të përballen me forcën e ligjit, ndërkaq sulmet duhet që të ndërpriten. Civil e dënon sulmin ndaj gazetarëve duke konsideruar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, porse dhuna është bërë pjesë e sjelljes së protestuesve që nga fillimi i protestave.

Civil i bën thirrje policisë që të ndërmerr masa për të penguar dhunën ndaj gazetarëve dhe në përgjithsi. Njiherit thirrje u bëjnë edhe protestuesve që të mos bëhen pjesë e manipulimeve dhe skenareve të dhunshme.