CIVIL – Qendra për Liri, në përvjetorin e dytë nga protestat e 5 majit dhe përballjen brutale të policisë me protestuesit e padhunshëm, e përkujton opinionin se përgjegjësit për krizën e rëndë, krimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, ende janë në liri dhe vazhdojnë me destabilizimin e Republikës së Maqedonisë.

Monstruoziteti për të cilin kuptuam nga materialet e përgjuara, për fshehjen e vrasjes brutale të Martin Neshkovskit në vitin 2011, shkaktuan protesta spontane dhe të padhunshme më 5 maj të vitit 2017. Mijëra qytetare dhe qytetarë dolën në rrugë që ta shprehin revoltën e tyre, duke kërkuar drejtësi dhe duke i bërë thirrje për dorehëqje ministres së atëhershme Jankullovska, ish- kryeministrit Gruevski, ish – drejtorit të DSK Mijallkov, të dyshuar në më tepër hetime të Prokurorisë Speciale Publike.

Policia atëherë e mbronte  brutalitetin me brutalitet. Njësitë speciale rrihnin pa mëshirë në vendin e mbajtjes së protestave, por pasi që i shpërndau protestuesit, u dha në ndjekje të tërbuar pas të gjithëve që gjatë atyre orëve ishin në rrugë. Ata rrahën dhe arrestuan njerëz që ishin larg nga vedni i protestave. Në atë ekspeditë ndëshkuese të mbrëmjes, njësitë speciale arritën deri te biblioteka “Vëllezërit Milladinovci” dhe atje i sulmuan studentet dhe studentët që lexonin dhe përgatitinin provime.

Policia nuk u kushtoi vëmendje legjitimacioneve, edhe më pak faktit që studentët nuk ishin të dhunshëm. Shumë aktivistë, gazetarë, si dhe vëzhgues të Civilit ishin të lënduar në atë mbrëmje. Pushteti i keqtrajtoi të arrestuarit, dhe mandej i përndjekte me muaj pas, në procese të montuara gjyqësore, të shoqëruara me propagandë mediatike të fëlliqur, e cila vazhdon deri sot.

Kjo ditë le të mbahet mend si datë e rëndësishme në luftën për demokraci, drejtësi dhe liri. Lufta Vazhdon!