Vëzhguesit e Qendrës për Liri ‘Civil’ kanë informuar se në qytetet Shkup, Prilep dhe Valandovë ka pasur tentime për blerje votash, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Një numër i madh i aktivistëve të partive politike në Shkup, Prilep dhe Valandovë kanë tentuar të blejnë vota dhe për këtë është informuar edhe policia në çdo vendvotim. Në interes të procesit zgjedhor, nuk duam të japim më shumë informancione për këtë rast dhe të njejtin i’a kemi lënë në dorë organeve të rendit.” thonë nga CIVIL.