Dy ditë para dhunës së përgjakshme në parlament, në mes të ditës, 15 pjesëtarë të njësitet special Tigrat kanë pasur stërvitje në Operën dhe baletin e Maqedonisë, në afërsi të Kuvendit, pohojnë burimet e 24 Vesti.

Konfirmim për këtë është edhe një fotografi, ku shihen disa anëtarë të Tigrave, të armatosur largohen nga salla e korit Iperijal.

Sipas burimit të televizionit maqedonas, Tigrat kanë hyrë përmes bodrumit të OBM-së, përmes sallës Imperial, dhe vazhduan përmes korridorit të gjatë që ndan garderobat e artistëve. Stërvitja zgjati rreth 1 orë.

Drejtori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durlovski as e ka konfirmuar as e ka mohuar këtë informacion.

“Unë nuk mund të jap informata të kësaj natyre, ju lutemi të kontaktoni autoritetet”, theksoi ai./TetovaSot/