Në emisionin Clik Plus të TV21 kohë më parë Lideri i Lëvizjes Besa z. Bilall Kasami, pati adresuar kritika të ashpra ndaj Liderit të PDSH z. Menduh Thaçit, duke e quajtur ate drejtpërdrejt si bashkëpunëtor të ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mihajlkov, ai në pyetjen e gazetari për bashkëpunim të mundshëm me Menduh Thaçin përgjigjet: “Problemi i PDSH qëndron fatkeqsisht vetëm tek lideri të cilin e ka. Nuk kisha dashur më shumë ti kushtoj rëndësi një personi i cili shefit të sigurimit shtetëror i betohet deri në vdekje, nje personit i cili sot e shan, dhe pas dy ditëve i kërkon bashkëpunim Lëvizjes BESA, qe pas një jave të thot Lëvizja Besa na qenka kështu apo ashtu, një person që nuk ka kredibilitetin më të vogël për tu marrë me politikë, po kjo është fati i shqiptarëve cili besoj se pas 24 Prillit më nuk do të jetë një realitet” Deklaroi Bilall Kasami Lider i Lëvizjes Besa.