Gjumi i pa rehatshëm, dhe mungesa e gjumit lidhen me një sërë çrregullimesh.

Një rishikim i 153 studimeve me më shumë se pesë milionë pjesëmarrës, ka treguar që mungesa e gjumit lidhet posaçërisht me diabetin, shtypjen e lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin dhe sëmundjet koronare.

Studime kanë treguar që mungesa e gjumit për vetëm disa net mjafton që të keni një gjendje pre-diabetike.

Gjithashtu vaksinat kane më pak efekt kur keni mungesë të gjumit, pasi që kjo mungesë dobëson sistemin tonë imunitar duke na bërë me të prirët për t’u infektuar.

Tutje në një nga këto studime është thënë që personat të cilët flenë më pak se shtatë orë kanë tre herë më shumë gjasa që të ftohen.

Gjithashtu nëpër disa studime tregohet edhe lidhjet e gjumit me trurin dhe çrregullimeve mendore, në mungesë të tij.

Ndërkohë ndikimi i gjumit të tepërt ende nuk është i njohur mirë, megjithatë lidhet me probleme shëndetësore, veçanërisht në rënien e aftësive kognitive tek të rriturit.

how lack of sleep can affect your body: links with diabetes, heart disease, dementia, low mood and cognitive functioning, vaccinations less effective, lower immune response linked to coughs and colds, greater risk of obesity