Bora e dendur dhe i ftohtë në Maqedoni, ka ndikur edhe në linjat ajore, ku sot shumë fluturime janë anuluar.

Në faqen zyrtare të aeroportit të Shkupit, janë publikuar edhe numri i fluturimeve që janë anuluar sot, njofton TetovaSot

Një pjesë e fluturimeve janë transferuar për në Zagreb dhe Beograd. Poashtu disa fluturime që ishin planifkuar për nesër me nisje nga Shkupi janë anuluar.

Sipas të dhënave nga aeroporti “Aleksandri i Madh” gjatë ditës së sotme janë anuluar 11 fluturime, katër janë ridrejtuar për në Zagreb dhe Beograd./TetovaSot/