Turqia ka raportuar se një nga anijet e saj ishte goditur nga një ‘bombë’ në brigjet e Odessa në Ukrainë, ku po zhvillohen luftimet.
Turqia është anëtare e NATO-s, mirëpo nuk ka treguar se a ka ndërmarrë diçka në raport me këtë, raporton Daily Mail, shkruan lajmi.net.Odessa është pjesë e rajonit jugor të Ukrainës, ku edhe po zhvillohen luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse.Deri më tani nuk ka pasur ende ndonjë deklarim zyrtar as të presidentit turk, e as të ndonjë diplomati turk lidhur me rastin e anijës.Ukraina gjatë ditës i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse, ka bërë të ditur ambasadori i Kievit në Ankara.