Arben Labënishti, anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA është në kombinim për ti hyrë garës për zgjedhjet lokale në Strugë.

Burime partiake lokale kërkojnë që Labënishti të rikandidohet me Lëvizjen BESA, pasi që gëzon një mbështetje të gjerë në elektoratin strugan.

Por deri tani emri i tij nuk është kalkuluar si kandidat i mundshëm, përveç se Lavdrim Elmazit, ish-kryetarit të degës së PDSH-së dhe më pas LR-PDSH në Strugë.

Labënishti së fundi i është përkushtuar profesionit të tij si mjek specialist.

Në një foto Labënishti pas shumë kohësh këtyre ditëve shfaqet përkrahë kandidatit të Lëvizjes BESA në Dibër, Xhemail Çupi. (INA)