Një kohë, i madhi, i devotshmi, themeluesi i Univeritetit të dritës, të dijes, Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani tha se duhet ti lexojmë ngjarjet, individët me optikë të bardhë, me syrin e optimizmit….

Fadil Sulejmani |

“Emri Lazim Destani është shumë i dashur për Tetovën, Malësinë e Sharrit të Tetovës, për mbarë Botën Shqiptare dhe më shumë se kaq!

Dhe, këtë afirmim ai e ka arritur jo me ndonjë pasuri të madhe, por me punë të mëdha, me vepra të mira që ka bërë për popullin dhe vazhdon të bëjë vazhdimisht Lazim Destani!

Ai, Lazim Destani është patriot, është atdhedashës, e do arsimin, i do intelektualët, e do mbarë njerëzimin!

Ai, i ndihmon të varfërit, skamnorët, të sëmurët, ai e ndihmon shkollën shqipe, arsimin shqip, ai ndihmoi Universitetin e Tetovës, ai ndihmoi edhe politikën shqiptare!

Andaj, është shumë me rëndësi që ti kushtohet një monografi veprimtarisë së Lazim Destanit, për interes të Kauzës mbarëshqiptare në Maqedoni, në Kosovë, në Shqipni e gjithandej…”!