Në gjykatën e Shkupit janë lëshuar inçizimet nga kamerat e sigurisë dhe pamjet e filmuara nga ekipe të tjera telvizive që duhet të qartësojnë se si ka ndodhur tentim-vrasja ndaj Ziadin Selës.
Në dy videot e para të kamerave të sigurisë së Kuvendit, u panë thuajse të gjithë të akuzuarit duke hyrë në sallën e mediave por, ende nuk ka filluar lëshimi i incizimeve nga brendia e sallëa pasi videot po lëshohen në mënyrë kronologjike, informon Shenja.
Në videon e parë dukeshin një grup protestuesish që fillimisht vinë dhe e kontrollojnë terrenin, pastaj tentojnë të hyjë në sallë disa herë dhe sprapsen. Pas më shumë se një orë e gjysmë nga tentativa e parë, një turmë e madhe protestuesish thejnë kordonin e sigurimit të Kuvendit dhe hyjnë në sallë.
Ndërkohë duken edhe ekipe gazetarësh që largohen me shpejtësi, por edhe disa deputetë, ndërsa pak më vonë duket që vjen edhe deputeti Vllatko Gjorçev. Prokurori konstatoi se në inçizime duket vazhdimisht gazetarja Aleksandra Dukovska e cila e ka filmuar vazhdimisht Selën dhe e ka penguar që të dalë nga salla e mediave, informon Shenja.
Prokurori tregoi se gjatë bastisjes, asaj ia kanë marrë gjithë incizimet që i ka pasur. Në inçizimet nga këndi i djathtë, jashtë hyrjes së sallës së mediave, duken protestues që hynë e dalin nga salla dhe njëri prej tyre duket ta ketë lëvizur kamerën anash që të mos incizojë më gjatë.