Lexoni më poshtë…

Bethoven
Ka shumë histori mbi fjalët e fundit të Bethovenit. Një version thoshte që ai deklaroi “Do të dëgjoj në parajsë”. Një tjetër thoshte se Bethoveni tha: “Plaudite, amici, comedia finita est” (Duartrokisni miq, koedia mbaroi). Ndërkohë, sipas një tjetër varianti, dikush i solli disa shishe verë dhe ai u përgjigj: “Sa keq, sa keq, shumë vonë”.

Nostradamus
Nostradamusi ishte i famshëm për parashikimet e tij. THuhet se fjalët e tij të fundit ishin: “Nesër, kur të dalë dielli, nuk do të jem më këtu”. E ka thënë apo jo, ka patur të drejtë.Steve Jobs“Oh, wow. Oh, wow. Oh, wow”. Kaq thuhet se ka thënë themeluesi i Apple, përpara se të ikte nga kjo botë.

Princesha Diana
Princesha Diana e Uellsit vdiq në një aksident të tmerrshëm rrugor në Paris në gusht 1997, pasi po ndiqej nga shumë paparacë. Thuhet se fjalët e saj të fundit ishin: “O Zot, çfarë ndodhi?”, para se të ndërronte jetë.

Humphrey Bogart
Një burim thotë se teksa bashkëshortja e tij, Lauren Bacall doli nga shtëpia që të shkonte të merrte fëmijët, ai i tha: “Mirupafshim, kthehu shpejt”. Një tjetër burim thotë se fjalët e tij të fundit ishin: “Nuk duhej të kisha kaluar kurrë nga uiski në martini”.