Hillary Clinton ka mbajtur fjalimin më të dhimbshëm të karrierës së saj politike pas humbjes së rëndë në garën presidenciale përballë Donald Trump.

Clinton, e cila shpresonte që të zgjidhej e para president femër, bëri daljen e saj të parë   publike në New York, pas rezultatit që ka shkaktuar reagim në të gjithë botën.

“Mbrëmë urova Trump dhe u ofrova që të punoja me të për vendin. Më vjen keq që nuk i   fituam këto zgjedhje për vlerat që përfaqësojmë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse kështu ndihme edhe unë. Por, fushata jonë nuk ishte për këto zgjedhje, por për vendin tonë. Vendi është më i ndarë se sa ne e mendojmë. Por ne do të luftojmë për Amerikën. Donald Trump do të jetë president ynë dhe ne kemi një kalim pushtetipaqësor, që jo vetëm e respektojmë por e festojmë një gjë të tillë”, tha Clinton.