Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton e ka krahasuar presidentin e Amerikës, Donald Trump me Sllobodan Millosheviçin.

Clinton ka thënë se Millosheviq ishte njeri i cili nxiti spastrim etnik në disa vende, duke folur me theks të veçantë për Bosnjën.

Ajo ka thënë se Trump e ka qëndrimin e ‘ndezur’ ndaj fqinjve si Millosheviqi i cili ishte diktator i keq, raporton N1.

Clinton ka shtuar se administrata e Trumpit është jonormale, duke thënë se do të shkaktojë një dëmtim të përhershëm të institucioneve të Amerikës.

Kandidatja për presidente në zgjedhjet e fundit, tha se Trump është duke ndërmarrë veprime të rrezikshme.

Këto deklarata ajo i bëri në Neë York, në një organizim të quajtur ‘BookExpo 2017” të mbajtur javën e kaluar.