Facebooku dhe Twitteri filluan eksperimentet që lejojnë bisedat audio, pasi Clubhouse, një aplikacion i rrjetit social që karakterizohet me audio-bisedë, ka intensifikuar konkurrencën në tregun digjital.

Duke sjellë një qasje të re në botën e mediave sociale me të ashtuquajturat “dhoma bisede” me bazë zërin, numri javor i përdoruesve të aplikacionit Clubhouse tejkaloi shifrën 2 milionë.

Twitteri dhe Facebooku, dy nga rrjetet më të njohura të mediave sociale në botë, filluan të punojnë në produkte alternative për të konkurruar me Clubhousein.

Twitteri, i cili kohët e fundit vuri në zbatim mundësinë e quajtur “Fleet” me karakteristika të ngjashme me “historitë” (story) e Instagramit, përgatiti “dhomat e bisedave” audio si një alternativë ndaj Clubhouseit.

Për më tepër, u raportua se themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, po punon gjithashtu në një tipar të ngjashëm të quajtur “Fireside”. \ atsh