Një klub i Super Ligës kineze do të përpiqet për të nisur negociatat me lojtarin e Barcelonës, Lionel Messin.

Sipas gazetës “AS”, argjentinasi është në bisedime me katalunasit për të vazhduar kontratën, por Hebei China Fortune është duke menduar për një ofertë që vështirë të refuzohet.

Raportet e fundit nga Kina tregojnë se skuadra që menaxhohet nga trajneri i njohur, Manuel Pellegrini do të ofroj kontratë pesë-vjeçare për Messin, që do të marr më shumë se 100 milionë euro në vit, kurse oferta e përgjithshme rreth 500 milionë.