Këto pamje po bëjnë xhiron e botës dhe brenda pak minutave janë bërë virale! Raportohet se një fenomen i rrallë ka ndodhur në Europën lindore, ku Rusia, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Moldavia janë prekur nga reshjet e dëborës në ngjyrë potokalli.

Sakaq metereologët e kanë shpjeguar fenomenin si shumë të rrallë, i cili është shkaktuar nga stuhitë e rërës në shkretëtirën e Saharasë.

Sipas studimeve grimcat e rërës janë grumbulluar përgjatë pesë viteve të fundit në ajër, duke u bashkuar kështu me dëborën dhe me shiun.

Ndërkohë qytetarët kanë preferuar t’i bashkohen petkut që ka mbuluar vendin, duke praktikuar ski në ‘dëborën portokalli’.