Enti i statistikës nesër do të publikojë detaje për shtrenjtimet në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e produkteve ushqimore gjatë vitit të kaluar, globalisht, arritën vlera rekorde, kryesisht për shkak të luftës në Evropë dhe thatësisë që lidhet me ndryshimet klimatike. Agjencia për Ushqim pranë Kombeve të Bashkuara ka publikuar se rritja e çmimeve të pesë produkteve ushqimore bazë, në mesin e të cilave drithërat, vaji për gatim dhe sheqeri, është madje 28%. Detaje për shtrenjtimet në Maqedoninë e Veriut pritet të publikohen gjatë ditës së nesërme nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Çmimet e drithërave dhe të vajit bimor gjatë vitit të kaluar u rritën për disa herë, tregon statistika globale e cila rregullisht bëhet në fillim të vitit. Agjencia për Ushqim pranë Kombeve të Bashkuara ka ardhur në përfundimin se më shumë rajonë në botë u goditën nga thatësia, për shkak të ngrohjes globale, ndërsa situata u përkeqësua pas invazionit rus në Ukrainë që rezultoi me inflacion.

“Më shumë se 70 milionë njerëz në botë përballen me varfëri, si rezultat i shtrenjtimit të ushqimit dhe të energjisë.”

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO (Agjencia për Ushqim), e cila i ndjek shtrenjtimet mujore, në vitin 2022 është 14% më i lartë se ai i vitit 2021. Çmimet e pesë produkteve ushqimore bazë, në mesin e të cilave drithërat, mishi dhe sheqeri, janë rritur për madje 28%, njofton agjencia, ekspertët e së cilës bëjnë thirrje për mbrojtje të ambientit jetësor dhe botës së gjelbër, për shkak të sigurisë së ushqimit.

“Puno për natyrën, mbjell drunj në mjedisin e tyre natyror dhe përdor lloje vendase. Bashkëpuno me njerëzit, në mënyrë që të sigurohet që drunjtë të rriten pa ndërprerje është e nevojshme mbështetja e të tjerëve. Konsultohu me ekspertë për mbrojtje dhe ripërtërirje të eko-sistemeve.”

Ulje e caktuar e çmimeve është regjistruar gjatë muajit të kaluar, për 1,9%, që kryesisht i referohet uljes së çmimit të vajit për gatim në bursat botërore, por edhe ulje e çmimit të naftës si lëndë e parë. Në Maqedoninë e Veriut, viti 2022 u shënua me rritje të çmimeve të shumë produkteve, ndërsa shifrat e detajuara për rritjen e shpenzimeve për jetesë dhe çmimet e produkteve ushqimore pritet të publikohen nesër nga Enti Shtetëror i Statistikës. /KlanMacedonia/