Ata që ende mbijetojnë në Perëndim të Mosulit, në zonat nën kontrollin e Isis rrezikojnë të vdesin si pasojë e urisë pasi cmimet e ushqimeve të vendosura nga militantët janë shymë të larta. Disa refugjatë që kanë arritur të largohen tregojnë për mediat amerikane se një kilogram sheqer kushton 20 dollarë, ndërsa një bombul gazi 100 dollarë. Për një kile oriz duhen 85 dollarë, ndërsa për pak qumësht pluhur 25 dollarë

Isis shet gjithë ashtu gur të zinj, të cilët janë një nënprodukt i naftës dhe njerëzit e përdornin për të gatuar, por të gatuaje brenda në banesë ishte e pamundur pasi lëshojnë një tym helmues. Por dhe produktet e tjera ushqimore bazë si mielli dhe konservat shiten shumë shtrenjtë në qytetin irakien ku pothuajse asnjë banor nuk mund t’ia lejojë vetes t’i blejë duke rrezikuar në këtë mënyrë vdekjen.