Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për energjetik (KRRE), një litër Eurosuper BS 95 do të shitet për 60 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS -98 për 62 denarë. Çmimi i ri i një litre “Eurodisel (D-EV) është 57 denarë, ndërsa vajit ekstra të lehtë për amvisëri 35,5 denarë.

KRRE e solli vendimin për ndryshim të çmimit në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe raportit të kursit të denarit lidhur me dollarin.