uria internacionale e Akademisë së Humanizimit të Ohrit unanimisht vendosi Çmimin botëror për humanizëm për vitin 2017 t`ia ndajë regjisorit dhe skenaristit Jirzhi Svoboda, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë çeke dhe botërore.

“Jeta e tij e jashtëzakonshme dhe krijimtaria artistike, kurora artistike e të cilës u realizua vitin e kaluar me kryeveprën e fillimit kushtuar Jan Hus, e numëroi mes emrave të mëdhenj të kuptimit botëror humanist të cilat vitin e kaluar e pasuruan memorien shpirtërore të Ohrit”, informon Akademia e Humanizmit të Ohrit.

Çmimi botëror për humanizëm Svobodës do t`i ndahet në manifestim solemn në Shtëpinë e Uranisë të ASHAM në Ohër më 18 janar me fillim në orën 19. Janë paralajmëruar fjalime të Jordan Plevnesh kryetar i Akademisë së Humanizimit të Ohrit Miroslav Ramesh, ambasador i Republikës së Çekisë në Maqedoni dhe kryetarit të komunë së Ohrit Nikolla Bakraçevski.

Nga viti 2007, kur u krijua, Çmimin botëror për humanizëm deri tani iu nda “Dasisaku Ikeda (Japonij) Manuel De Olivera (Portugali), Aleksandar Solzhenjicin (Rusi), Ravi Shankar (Indi), Piter Bruk (Britani e Madhe). Herta Miler (Gjermani), Xhon Ralston Saul (Kanada), Svetrlinb Rusev (Bullgari) Vida Ognenvoiq (Serbi), Darko Gashparoviq (Kroaci).