Çmimi i kriptovalutës, Bitcoin, ka rënë nën 30 mijë dollarë, duke shënuar rënie prej më shumë se 50 për qind që kur preku çmimin më të lartë në histori, në muajin prill.

Kriptovaluta ka përjetuar rënie të vazhdueshme ditët e fundit, me çmimin që ishte mbi 40 mijë vetëm një javë më herët.

Pos BTC-së, rënie përjetuan edhe kriptovalutat tjera, përfshirë Etherumin, Cardanon e Dogecoinin.