nga Albin MUSA

Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë në gjendje të mjerueshme, kjo gjendje ka zgjatur aq gjatë sa që të gjithë e shohin normale. Por ku është problemi? Pse shqiptarët janë në këtë gjendje?

Si popull i lashtë që jemi kemi kaluar shumë luftëra, fillimisht fajët ia hodhem turqve e pastaj sllavëve, por si duket sot kërkush nuk na i ka fajët, si duket jemi vetë ne ata që kemi faj. Po shikoj në diskriminimin, racizmin, burgosjet, spastrimin etnik që po u bëhet shqiptarëve pa të drejtë për çdo ditë. Thuajse çdo i ri qëllim e ka emigrimin diku nepër Europë qoftë edhe jashtë saj vetëm sa ma larg vendlindjes.

Ku janë ata që përfaqsojnë shqiptarët ne fyrom? A nuk ju duket e çuditshme pak që po e njejta padrejtsi u behët shqiptarëve që nga 2001-shi e deri më sot? Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar! Si është e mundur që shqiptarët vazhdojn ti votojnë ato tradhtarë? BDI-ja dhe PMTH-ja janë ‘prostituta’ që kanë qenë edhe në shtratin e VMRO-së edhe në të LSDM-së. Shiten dhe na shesin ne shqiptarëve për ca tendera të qelbura që i marin.

Si një i ri që jam bëj thirje tek çdo i ri shqiptar në Maqedoni por jo vetëm tek të rinjtë, që të luftojmë për një bashkim opozite te shqiptarët që ti largojmë këta tradhtarë dhe hiena nga vendi ku po qëndrojnë. Ka ardhur koha për vetëdijesim, shpresoj që në zgjedhjet e 11 Dhjetorit shqiptarët të tregojnë sa shumë e duan lirinë që po ua mohojnë partitë në pushtet BDI dhe PMTH.

/autori  ësshtë aktivist i rinisë në LR-PDSH