Njerëzit që hanë rregullisht çokollatë mund të rrezikohen më pak nga rrahjet e parregullta të zemrës, tregon një studim i ri.

Grupi i kërkuesve ndërkombëtarë kërkonte të zbulonte lidhjen mes çokollatës dhe fibrilacionit atrial, gjendja anormale e zemrës me rrahje të shpejta dhe zbuloi se konsumi i çokollatës ndihmonte në stabilizimin e rrahjeve.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes çokollatës, veçanërisht çokollatë së zezë, me shëndetin e mriz të zemrës. Në studimin e fundit kërkuesit arritën në konkluzionin se  pacientët me defibrilacion që konsumonin rregullisht çokollatë kishin përmirësim prej 10 për qind të ritmit të zemrës së tyre. Por autorët vërenin se shpeshherë çokollata konsumohej e shoqëruar me produkte plot kalori dhe yndyrna, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e zemrës. Ata thanë se çokollata në Evropë ka përqindje më të lartë të kokos në krahasim me SHBA.