Ekspertët kanë zbuluar se çokollata dhe vera e kuqe nuk janë thjesht vetëm të mira për ne, por ky kombinim duhet të jetë me çdo kusht pjesë e dietave të të gjithëve.

 

Një mënyrë kombinimi e këtyre dy produkteve mund të kthehet vetëm në disa minuta në një pije shumë të shijshme e të nxehtë për motin e ftohtë.

 

Për dy filxhanë verë me çokollatë ju duhet:

1 dhe 1/2 filxhanë qumësht (2%)

1 filxhan verë e kuqe (Cabernet, Sauvignon apo çdo lloj vere e kuqe që ke në shtëpi)

1/3 filxhan çokollatë e errët

Krem i bardhë (krem pastiçerie) për dekor

 

Përgatitja:

1. Në një tigan me dorezë të gjatë, përziej qumështin dhe çokollatën dhe vendosi në zjarr të ngadaltë.

2. Përzieje masën ngadalë derisa çokollata të ketë shkrirë plotësisht në qumësht dhe përzierja të jetë e trashë dhe e butë.

3. Hidh verë e kuqe në tigan duke e përzier derisa të ngrohet përsëri.

4. Hidhe në një filxhan dhe kënaqu gjatë netëve të ftohta!