Kryeministri italian, Guiseppe Conte deklaroi se vendimi i Bashkimit Evropian për mos hapjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kujtohet si gabim historik.

“Ju tregova kolegëve se ky takim është me rëndësi historike. Ai rajon ka rënë nga Perandoria Osmane më vitin 1400. Pas luftës së Dytë Botërore këto dy vende kanë rënë nën bllokun komunist. Dëshira e tyre është që të kyçen në BE”, tha Conte.

Kryeministri italian tha se shpreson se dëshpërimi nuk do të sjell tek dhimbja më e madhe.