Reuters po citon një burim pa emër i cili beson se Apple dhe klientët e tjerë të Foxconn mund të ndikohen nëse ndalesa e punës së fabrikës do të shtrihet në një javë të dytë, për shkak të shpërthimit të Coronavirus-it.

Foxconn në Tajvan ka ndaluar pothuajse të gjithë prodhimin e saj në Kinë “pasi u tha kompanive të mos punojnë, së paku der më 10 shkurt”, tha burimi për Reuters.

Nëse mbyllja do të zgjasë përtej kësaj date, Apple dhe iPhone do të preken për shkak të ndërprerjeve të dërgesave, transmeton Telegrafi.

“Ajo që na shqetëson janë vonesat për një javë apo edhe një muaj tjetër. Ndikimi do të ishte i madh. Kjo përfundimisht do të ketë një ndikim në linjën e prodhimit të Apple. Pyetja e ndërlikuar është nëse do të jemi në gjendje të rifillojmë prodhimin (më 10 shkurt) … Varet nga udhëzimet e dhëna nga qeveritë qendrore dhe krahinore.” – Reuters, duke cituar një burimin e pa-emëruar.

Foxconn ka parë pak ndikim deri tani pasi po shfrytëzon fabrikat e tjera të prodhimit në Vietnam, Indi dhe Meksikë, për të balancuar dhe kompensuar mbylljen e atyre kineze.